Përforcimi më i rëndësishëm për Egnatian, sulmuesi shton forcat e kampionëve në vitin e ardhshëm (VIDEO)

Përforcimi më i rëndësishëm për Egnatian, sulmuesi shton forcat e kampionëve në vitin e ardhshëm (VIDEO)

Sumaila Bakajoko u dëmtua rëndë në ndeshjen Egnatia-Çelje. Prej datës 22 korrik është jashtë fushës së blertë, rikthimi i tij pritet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Bakajoko ndodhet në fazën e rikuperimit. Së fundmi ka shpërndarë një video duke punuar gjatë kësaj faze.

Ndërkohë 25 vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Kujtojmë se në titullin e fundit kampion u tregua vendimtar me kontributin e tij.

Egnatia mbetet pretendente kryesore për titullin e katërt kampion radhazi. Diferenca me vendin e dytë është aktualisht +7 pikë.

Bakajoko në fazën e rikuperimit: (VIDEO)

Related Articles