EMRI/ Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda, plagoset një tjetër person
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
