Kronikë

“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë! I dënuari dhunon policin, dërgohet për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i dënuar ka dhunuar një efektiv policie.

Sipas raportimeve, ngjarja ka mbrëmjen e kaluar brenda burgut, ku një i dënuar dyshohet se ka goditur me grushte një punonjës të policisë së burgjeve.

Efektivi i policisë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Deri më tani, Drejtoria e Burgjeve nuk ka raportuar zyrtarisht për incidentin. Ndërkohë, sipas burime, i dënuari është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim.