E PABESUESHME! Disiplina i jep tjetër goditje Ilir Dajës. Nuk e lejon të shlyejë dënimin me pagesë dhe as ta apelojë
FSHF ka bërë publik një vendim të veçantë Komisionit të Disiplinës që ka lidhje me trajnerin Ilir Daja, të dënuar me 5 ndeshje pezullim pas përplasjes së tij me gjyqtarin n Enea Jorgji në derbi ndaj Tiranës.
Daja shpërtheu në akuza ndaj kryesorit dhe u ndëshkua me të kuq nga ky i fundit e më pas u dënua me 5 ndeshje pezullim nga Disiplina. Ai kreu 3 nga 5 ndeshjet dhe mendohej se do të shlyente me gjobë pjesën e mbetur që të kthehej në pankinë. Por FSHF ka refuzuar pagesën dhe ka bërë të ditur se vendimi i sotëm për mohimin e konvertimit me pagesë të dënimit, është i paapelueshëm.
Vendimi nr. 18/1 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 26.11.2026 vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së FC Dinamo City për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 2 (dy) ndeshjesh, të vendosur ndaj z. Ilir Daja me Vendimin nr. 14, datë 30.10.2026.
Masa disiplinore e pezullimit për 5 (pesë) ndeshje mbetet në fuqi dhe do të ekzekutohet sipas përcaktimeve të vendimit përkatës.
Ky vendim është përfundimtar dhe i paapelueshëm, në përputhje me nenin 75/4 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
