Sport

“Më pëlqen në mënyrë të frikshme!” Befason Hygerta Sako, moderatorja sportive “injoron” Muçin dhe Manajn para mesfushorit të Kosovës

Moderatorja dhe gazetarja sportive, Hygerta Sako, së fundmi ka qenë e ftuar në podkastin “Lojtari i 12”-të, ndërsa ka shtangur jo pak me deklaratat.

Ndonëse Ernest Muçi e Rey Manaj po përjeton formën më të mirë në karrierë dhe po e tregojnë nivel të lartë jo vetëm me klubet, edhe me Kombëtaren, Hygerta ka zgjedhur si lojtarin më të mirë aktual, mesfushorin e Kosovës, Dion Gallapeni:

“Futbollisti më i mirë shqiptar? Për momentin, unë jam shumë e dhënë pas Gallapenit. Është një futbollist që më pëlqen më mënyrë të frikshme.

Ai është shumë i talentuar, me shumë personalitet. E kam shumë përzemërt si lojtar. Kurse nga Shqipëria, unë jam rritur me legjendën Panajot Pano. Thonë për atë që ka qenë i jashtëzakonshëm.

Nga Kombëtarja shqiptare, nuk kam dikë që me emocionon. Nuk do thoja se janë të lazdruar, por se e kanë humbur pak atë sensin e Kombëtares kuqezi.

Ka qenë tjetër gjë pak më përpara, e ndjenin pak më shumë. Tani duket sikur është thjesht një thirrje në Kombëtare ose në përfaqësuese më saktë. Nuk e shikoj më grimtën, atë shpirtin kuqezi”, ishin fjalët e Hygerta Sakos.