Rebelimi i pazakontë i Gjergj Lucës: O Sali llumi, o pleh, cilin port kam marrë unë kur anijet e mia nuk hyjnë dot në portet shqiptare! S’të kam borxh unë e familja ime, bëj kujdes me të tutë
Sipërmarrësi i njohur i rrjetit të restoranteve “Rozafa” dhe anijeve të peshkimit me të njejtin emër, Gjergj Luca, ka shpërthyer ashpër ndaj liderit demokrat Sali Berisha, pas akuzave që ky i fundit hodhi sot ndaj tij.
Përmes një reagimi, sa të fortë aq edhe të pazakontë, Gjergj Luca i drejtohet Berishës me fjalët: ça borxhi të kam unë ty personalisht dhe çfarë borxhi të ka Shqipëria, o Sali llumi?!!
Sipërmarrësi i “Rozafës” thotë se anijet e tij nuk hyjnë dot në portet shqiptare sepse janë shumë të thella dhe sepse nuk ka vend, jo më që t’i ketë marrë ato, siç lideri demokrat e akuzoi publikisht sot.
“Cilin port kam marr unë, që sillen anijet e mia si avionët në qiell dhe nuk ka porte Shqipëria për të punuar sepse portet i kanë marrë miqtë e tu për të parkuar jahte e për të shitë naftë. Nuk i ka marrë Gjergj Luca”, shprehet ai.
Sipërmarrësi thotë se ai e ka bërë vendin tonë të njohur ndërkombëtarisht, me një nga flotat pionere të Mesdheut, ndërsa nuk ka asnjë lidhje me portet shqiptare. “Gjergj Luca ka bërë Shqipërinë blu, o Sali”, vijon ai.
