Aktualitet

Aksioni në Theth, momenti kur ndërtesa 3-katëshe shembet me shpërthim (Video)

Një ndërtesë 3-katëshe në zonën e Thethit, është shembur me tritol.

Forcat e xhenjos u angazhuan për vendosjen e tritolit në godinën 3-katëshe, e cila është e fundit, në një mori shtëpizash, kryesisht prej druri, që janë shembur nga momenti që Edi Rama i shpalli të paligjshme.

Banorët e zonës kanë kundërshtuar aksionet, në disa raste ka pasur tensione dhe përplasje, por duket se IKMT, e mbështetur nga Policia e Shtetit, ka çuar deri në fund aksionin, duke rrëzuar edhe godinën e fundit me tritol.