Aktualitet

Akuzon motrën se i ka zaptuar pronën, vëllai i bën ofertën e fundit: Do të të jap 15 milionë lekë

Pas përballjes me gruan javën e shkuar në “Shihemi në Gjyq”, Jetnori vijon konfliktin me motrën,  Meritën.  Ai thotë se ajo i ka zaptuar pronën e tij. Në të vërtetë, sipas sqarimit të Eni Çobanit Jetnori është pronar dhe Merita ka qëndruar në shtëpi sepse babai i tyre i ndjerë kishte bërë një kontratë që e lejonte këtë.

Pasi ai u largua nga jeta, pronar mbetet vetëm Jetnori dhe kontrata nuk është më e vlefshme. Konflikti mes tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është mjaft i nxehtë. Jetnori thotë se ai i ka ofruar mjaft mundësi së motrës, por tregohet sërish bujar dhe ka një ofertë të fundit.

Jetnor: Ajo ka përfituar dhe do të përfitojë akoma.

Merita: E ke shumë gabim.

Jetnor: Një njeri që mendon, të mendojë kaq, ore unë kam kaq kohë që jetoj te shtëpia e këtij vëllait, që i kam bllokuar shtëpinë trekatëshe, që unë i kam dhënë të gjitha mundësitë, që kishte të drejtë të bëhej me lekë që unë s’i thosha kurrë gjë, që vetëm të kishte lekë e të ecte përpara, të jepte katin e tretë me qira, lekët t’i mbante për shtëpinë e vet.

Merita: Kati i tretë është i pa rregulluar.

Ardit Gjebrea: A ka ndonjë mundësi që ti ta ndihmosh motrën dhe të gjesh një rrugëzgjidhdje meqë jemi këtu?

Jetnor: Rrugëzgjdhja ime është kështu, nga shtëpia ajo do të gjejë mundësi të dalë, do t’i lë afat të dalë nga shtëpia, një. E dyta, kur ajo të bëhet gati të gjejë shtëpi, unë do t’i jap 15 milionë lekë, do t’ia paguaj unë si fillim pastaj të vazhdojë këstet si të tjerët. Pastaj tolerim më nuk ka.