Sport

Botërori 2026 hyn në fazën me eliminim direkt, zbulohen 16 çiftet e 1/16-ave; spikasin 3 sfidat më të forta

Ndeshjet e kësaj faze nisin këtë të diel, me sfidën hapëse mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë, e cila do të luhet në orën 21:00.

Faza e grupeve e Kupës së Botës 2026 ka përfunduar, duke përcaktuar edhe 16 çiftet që do të ndeshen në raundin e parë me eliminim direkt.

Ndeshjet e kësaj faze nisin këtë të diel, me sfidën hapëse mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë, e cila do të luhet në orën 21:00.

Mes përballjeve më tërheqëse spikat dueli Brazil-Japoni, ku “Seleçao” do të përballet me një nga surprizat e turneut. Po aq interes pritet edhe për sfidat Holandë-Marok dhe Portugali-Kroaci, ndërsa Spanja do të përballet me Austrinë.

Gjermania do të nisë rrugëtimin në fazën me eliminim direkt ndaj Paraguait, ndërsa Franca do të sfidojë Suedinë. Nëse të dyja kombëtaret arrijnë të kualifikohen, atëherë në raundin pasardhës mund të zhvillohet një përballje klasike mes Gjermanisë dhe Francës.

Një tjetër skenar interesant është ai mes Portugalisë dhe Spanjës. Në rast se portugezët eliminojnë Kroacinë dhe spanjollët kalojnë Austrinë, dy rivalët iberikë do të ndeshen mes tyre në fazën e 1/8-ave.

Ndërkohë, Argjentina, Anglia dhe Franca konsiderohen favorite ndaj kundërshtarëve të tyre në letër. Kampionët e botës do të përballen me Kepin e Gjelbër dhe, nëse shmangin surprizat, rruga drejt fazave të avancuara duket më e favorshme krahasuar me rivalët kryesorë.

Vetëm tre kombëtare e mbyllën fazën e grupeve me pikë të plota, duke fituar të tre ndeshjet e tyre: Meksika, Franca dhe Argjentina.

Çiftet e raundit të 1/16-ave:

Afrika e Jugut – Kanada

Brazil – Japoni

Holandë – Marok

SHBA – Bosnje dhe Hercegovinë

Bregu i Fildishtë – Norvegji

Argjentinë – Kepi i Gjelbër

Francë – Suedi

Gjermani – Paraguai

Australi – Egjipt

Meksikë – Ekuador

Portugali – Kroaci

Kolumbi – Ganë

Angli – RD Kongo

Belgjikë – Senegal

Spanjë – Austri

Zvicër – Algjeri

Skema, rruga drejt finales:

Botërori 2026 hyn në fazën me eliminim direkt, zbulohen 16