Deputetja socialiste Kiduina Zaka, gjatë fjalës së saj në seancën plenare iu drejtua ”ushtrisë” së rrjeteve sociale që vërshojnë me komente fyese në profilin e saj. Një thirrje konkrete e bëri për Agron Shehajn, të cilin e këshilloi të tregohej pak më i zoti që mos të dalë zbuluar. ”Mësoji që të jenë pak më të zotë këta të ushtrisë tënde dixhitale, të paktën mos ta tregojnë ashiqare se ti je gjenerali i ushtrisë së vdekur. Të paktën mos të bëjnë folloë profilin tënd”, tha Zaka.
Deputetja e PS këshillon Agron Shehajn: Mësoje ushtrinë dixhitale që mos ta tregojë se je ti gjenerali
