Ekzekutohet me armë zjarri një person, dyshohet se vite më parë kishte vrarë nipin e ‘Ben Qimes’. Plagoset i vëllai
Një person është gjetur i vrarë në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Selami Hasani. Mësohet se ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se kishte vrarë më herët një familjar të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja mbeten ende të paqarta. Nuk ka informacion të konfirmuar mbi autorët apo motivet e krimit, ndërsa priten detaje të tjera nga policia për ngjarjen.
