Kronikë

Humbi jetën pasi u rrëzua nga shkëmbijtë teksa bënte ngjitje me litar, gjendet pas dy ditësh trupi i Erkin Likës

Pas dy ditësh pasi ra nga lartësia teksa ishte duke bërë ngjitje me litar në shkëmbinj, është gjetur trupi i 37-vjeçarit Erkin Lika.

Lika, anëtar i grupit shqiptar të kërkim-shpëtimit, u rrëzua teksa ndodhej pranë shkëmbinjve në zonën e Urës së Vashës.

Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari ishte së bashku me grupin, ndërsa dyshohet se rrëshqiti nga shkëmbinjtë në momentin kur po fotografonte pjesëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë e më pas në lumin Mat.

Në vendngjarje shkuan forcat e kërkim-shpëtimit, ndërsa për nxjerrjen e trupit u kërkua ndihma e ekipeve të specializuara nga Kosova, për shkak të terrenit tepër të vështirë. Mësohet se ekipi i kërkim-shpëtimit ka gjetur trupin e pajetë të Likës këtë të hënë.

Tashmë trupi i 37-vjeçarit do t’i dorëzohet familjarëve, të cilët do t’i japin edhe lamtumirën e fundit.