Skip to content

  • Home
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Kulturë
  • Opinion
  • Rajon
  • Bota
  • LifeStyle
  • Sport
  • Shëndetësi
Aktualitet

Jo vetëm vera e Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara (Dokumenti)

December 26, 20253 months ago Skrapari News
31 dele

Hije skandali mbi asetet e sekuestruara: 31 dele “avullojnë” brenda një muaji. Zhdukja e verës së biznesmenit Ergys Agasi gjatë kontrolleve të BKH nuk rezulton të jetë një rast i izoluar. Referuar publikimeve zyrtare të Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), rezulton se brenda vetëm një muaji kanë “humbur” pa asnjë shpjegim zyrtar 31 krerë dele gjallë.

Sipas dokumenteve të publikuara, në një ankand të zhvilluar në muajin mars, AAPSK deklaronte se kishte 87 dele për shitje, të racës Lakon Franceze, me vendndodhje në Darësh, Komuna Linzë. Ankandi u anulua në të njëjtin muaj për shkak të mungesës së pjesëmarrësve, një procedurë normale në këto raste.

Por çudia nis pak ditë më vonë.

Në prill 2025, tenderi rihapet, por këtë herë në dokumentacionin zyrtar figurojnë vetëm 56 dele, pra 31 më pak sesa një muaj më parë.

Pyetja që nuk merr përgjigje në asnjë dokument zyrtar dhe që ngre pikëpyetje serioze mbi administrimin e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara është e thjeshtë:

Ku përfunduan 31 dele?

Ngordhën?

U vodhën?

I hëngri ujku?

Apo “bariu”, në këtë rast vetë AAPSK?

Heshtja institucionale dhe mungesa e transparencës vetëm sa thellojnë dyshimet për keqadministrim dhe mungesë kontrolli mbi pasuritë që shteti ka detyrim t’i ruajë.

 

Lajmet e fundit

  • BrikenaBrikena-Mateos: Nëse ti del, unë jam e gatshme të dal me ty dhe të vazhdoj marrëdhënien tonë jashtë
  • Kokalari“Pengmarrës të opozitës”, Kokalari shpërthen ndaj Nokës dhe Berishës: Shfrytëzuat PD për interesa personale
  • GimboGimbo zbulon takimin me familjen e Selin dhe të atij e saj
  • KlubiKlubi i Superiores u gëzohet ftesave nga përfaqësueset, publikon emrat që do jenë pjesë e ndeshjeve ndërkombëtare
  • Orges ShehiTirana bëhet e frikshme ndaj rivalëve për mbijetesë, Orges Shehi: Xhixhën e zëvendësova që të mos shtojë dëmtimin
  • Qytetar NderiBroja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe
Copyright © 2026 Skrapari News. All rights reserved.