Skip to content
Skrapari News

  • Home
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Kulturë
  • Opinion
  • Rajon
  • Bota
  • LifeStyle
  • Sport
  • Shëndetësi
Aktualitet

Jo vetëm vera e Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara (Dokumenti)

December 26, 20257 months ago Skrapari News
31 dele

Hije skandali mbi asetet e sekuestruara: 31 dele “avullojnë” brenda një muaji. Zhdukja e verës së biznesmenit Ergys Agasi gjatë kontrolleve të BKH nuk rezulton të jetë një rast i izoluar. Referuar publikimeve zyrtare të Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), rezulton se brenda vetëm një muaji kanë “humbur” pa asnjë shpjegim zyrtar 31 krerë dele gjallë.

Sipas dokumenteve të publikuara, në një ankand të zhvilluar në muajin mars, AAPSK deklaronte se kishte 87 dele për shitje, të racës Lakon Franceze, me vendndodhje në Darësh, Komuna Linzë. Ankandi u anulua në të njëjtin muaj për shkak të mungesës së pjesëmarrësve, një procedurë normale në këto raste.

Por çudia nis pak ditë më vonë.

Në prill 2025, tenderi rihapet, por këtë herë në dokumentacionin zyrtar figurojnë vetëm 56 dele, pra 31 më pak sesa një muaj më parë.

Pyetja që nuk merr përgjigje në asnjë dokument zyrtar dhe që ngre pikëpyetje serioze mbi administrimin e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara është e thjeshtë:

Ku përfunduan 31 dele?

Ngordhën?

U vodhën?

I hëngri ujku?

Apo “bariu”, në këtë rast vetë AAPSK?

Heshtja institucionale dhe mungesa e transparencës vetëm sa thellojnë dyshimet për keqadministrim dhe mungesë kontrolli mbi pasuritë që shteti ka detyrim t’i ruajë.

 

  • Beqiri← Previous ‘Beqiri bleu një jaht luksoz, e regjistroi në emër të punonjëses së “Soft&Solution’, detaje nga dosja e AKSHI-t
  • “KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin”- Rëndohen pozitat e Ballukut, publikohet të tjera biseda të ministres me Evis Berberin… Next →Ballukut

Lajme të tjera

Belinda Balluku Drizë

Zjarri në Drizë të Fierit, Belinda Balluku reagon për situatën kritike: Janë evakuuar 6 familje! Pritet të angazhohet edhe një helikopter tjetër

July 5, 2026July 5, 20264 weeks ago Skrapari News
Neritani

“Gruaja duhet t’i shërbejë burrit”, Neritani i “hakërrehet” Eni Çobanit: Ua keni hapur sytë!

January 25, 20266 months ago Skrapari News
telefonuesja

‘Shokohet’ moderatorja, ja çfarë i thotë telefonuesja: Burri im ka … (Video)

April 3, 2025April 12, 20251 year ago Skrapari News

Lajmet e fundit

  • BegajPresidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA-në
  • BratajSkënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore!
  • 63Sot dita e 63-të e “Revolucionit Flamingo”, protestuesit shtojnë edhe një “shqetësim” tjetër: Reforma Territoriale
  • MjekuVirozat e traktit tretës, mjeku tregon shenjat alarmuese: Mos i neglizhoni këto simptoma!
  • aksidentinDyshohet se 40-vjeçari ka rënë në një furnel/ Zbardhen detaje për aksidentin në minierën në Bulqizë
  • ErmalFundi i arratisë së Ermal Beqirit, SPAK del me njoftim zyrtar: Autoritetet franceze i gjetën llogari bankare, apartamente dhe një kështjell
Copyright © 2026 Skrapari News. All rights reserved.