Aktualitet

Zjarri në Drizë të Fierit, Belinda Balluku reagon për situatën kritike: Janë evakuuar 6 familje! Pritet të angazhohet edhe një helikopter tjetër

Ish-zëvendëskryeministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në Qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka reaguar për situatën kritike të shkaktuar nga zjarri në fshatin Drizë të Fierit.

Balluku bën me dije se, me ndihmën e Policisë së Shtetit, janë evakuuar gjashtë familje, ndërsa situata po monitorohet edhe për familje të tjera, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre.

Më tej, politikania socialiste shkruan se zjarrfikësit po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, pavarësisht vështirësive të krijuara nga erërat e forta.

Sipas Ballukut, në ndihmë të zjarrfikësve pritet të angazhohet edhe një helikopter i dytë i Forcave të Armatosura.

Postimi i Ballukut:

Gjatë orëve të paradites, në fshatin #Drizë të Fierit ka rënë zjarr, i cili, i favorizuar nga era e fortë, është përhapur drejt zonave të tjera përreth.

Në terren ndodhen shërbimet e Policisë së Shtetit, me njësitë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të Rendit Publik dhe Policisë Rrugore, të cilat kanë evakuuar 6 familje nga banesat e tyre dhe po monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e banorëve.

Strukturat e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës dhe institucionet e tjera përgjegjëse, po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, pavarësisht vështirësive të krijuara nga erërat e forta.

Në operacion është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, ndërsa pritet që një helikopter i dytë t’i bashkohet ndërhyrjes në çdo moment