Biznesmeni Erlind Xhindi, një nga zërat aktivë në protestat masive që vijojnë tashmë prej 36 ditësh, ka treguar se deputetë të Partisë Socialiste kontaktojnë në telefon me protestuesit dhe u qajnë atyre hallet.
I ftuar në News24, ai është shprehur se mbështetja e protestës nga të gjitha shtresat e shoqërisë po çmonton sistemin 36 vjeçar që është në Shqipëri.
“Jemi të lumtur, shumë nga ne i kanë marrë në telefon, deputetë të maxhorancës marrin në telefon protestuesit dhe qajnë allin me ta. Arrijnë të shfajësohen te protestuesit, kjo tregon se kjo qeveri ka rënë dhe kjo kastë politike ka rënë. Mbështetja nga të gjithë shtresat e shoqërisë, është duke çmontuar të gjithë kastën në ikje të kësaj politike që ka arritur deri aty sa ka krijuar një sistem monopartiak në vend”, tha ai.
