Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur deputetit socialist Erion Braçes në lidhje me kërkesën e tij ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet.
Përgjigja e plotë e KQZ për Erion Braçen
Për dijeni: Z. Erion BRAÇE
Deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Të nderuar,
Në përgjigje të shkresës suaj me nr. 709 prot., datë 26.03.2026, nëpërmjet së cilës kërkoni informacion të detajuar për numrin e votave dhe përqindjen mbi rezultatin e deputetit Z. Erion Braçe për zgjedhjet për Kuvend të vitit 1996, 1997, 2001, 2005, 2021, si dhe numrin e votave dhe përqindjen mbi rezultatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvend të vitit 2009, 2013, 2017, 2021, ju bëjmë me dije se:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si organ përgjegjës për organizimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore, është institucion publik i krijuar në vitin 2001, e rrjedhimisht informacioni i administruar, daton prej kësaj periudhe e në vijim.
Për sa i përket rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend të viteve 1996 dhe 1997, iu drejtuam zyrtarisht Arkivit Qendror Shtetëror, i cili pasi verifikoi se këto të dhëna ose dokumente nuk gjenden në fondin e tyre arkivor, konfirmoi se informacioni mbi rezultatet e zgjedhjeve për këto dy vite administrohet në arkivin e Kuvendit të Shqipërisë.
Përsa sipër, bashkëlidhur gjeni informacionin e kërkuar, për periudhën nga viti 2001 deri në vitin 2021.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
Ilirjan CELIBASHI
