Politikë

Marjana Koçeku nuk lë rast pa kritikuar qeverinë: 4 milionët e Kanye West duheshin përdorur për parandalimin e zjarreve…

Ish-deputetja socialiste, Marjana Koçeku, tashmë nuk lë rast pa kritikuar qeverinë për çdo vendim dhe veprim.

Ajo shprehet se fondi prej 4 milionë eurosh për koncertin e Kanye West, duhej të ishte përdorur për parandalimin e zjarreve.

“Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.

4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.

Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnisë”, shkruan Koçeku.