Aktualitet

“Më ke ndarë nga nëna për së gjalli!”, motra e lënduar i kthehet Jetnorit: Mua më mohove!

Edhe pse e pranoi ofertën e Jetnorit për të marrë 15 milionë lekë dhe të dalë nga shtëpia sa më shpejt të jetë e mundur, Merita është e lënduar. Gjatë seancës së “Shihemi në Gjyq”, motër e vëlla u përballën ashpër me njëri-tjetrin dhe në një moment, Jetnori e zhvlerësoi kujdesin e Meritës ndaj prindërve.

Debati në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan rindizet sërish dhe Merita i kthehet Jetnorit duke i përmendur që ai e ka ndarë për së gjalli prej nënës.

Merita: Ai e hodhi poshtë motrën e vet, mohoi që jam motra e tij. Çfarë të pres më?

Jetnor: Pse çfarë do të bëj më shumë unë ty, ofertën ta bëra.

Merita: S’ka më! Mbaj Hekuranin, mbaj mashtruesin! Mbaj atë! Dëgjove! Mbaj atë se është më i mirë! Fol në telefon me Hekuranin!

Ardit Gjebrea: Çfarëdo të ndodhë, ne në jetë, nënën,babain, motrën, vëllain nuk i zgjedhim dot, por ata janë gjaku ynë…

Merita: E mohoi pra që jam gjaku i tij!

Ardit Gjebrea: Le të qetësohemi dhe…

Merita: Ke 4 vjet more që s’ma ke sjellë nënën në shtëpi more! Nuk e kam parë 4 vjet mamin në shtëpi more! Çfarë vëllai je ti more?

Jetnor: Ti nënës i the “për mua je e vdekur”.

Merita: Po çfarë thua more? Unë nuk flas dot në telefon me atë more.

Jetnor: I thotë çupa nënës ashtu?

Merita: Unë nuk flas dot more! Nuk më lënë të flas, nuk më lë gruaja jote të flas në telefon! Ka 4 vjet, sa mirë i bëre letrat për nusen tënde, sa mirë vjen në Shqipëri, pse nuk e sjell mamin në Shqipëri ta takoj?

Jetnor: Është pa letra!

Eni Çobani: Sa vite ke pa e parë nënën?

Merita: 4 vjet kam që s’e kam parë! 4 vjet! Na ke ndarë për së gjalli more! Ti dhe nusja jote!