Ky sistem i qelbur mban në këmbë vemje dhe servilë të pështirë, që kur nuk janë më në listat e mbyllura fillojnë e lehin si gorë, sepse vota e qytetarëve nuk i vlerëson më si firma e kryetarëve, por u jep hakun siç e meritojnë.
Kënaqësi kur në protestë takon njerëz me kurajo e shpirt rebel ndaj padrejtësisë që pushteti dhe politika kanë prodhuar prej 20 vitesh. Qytetarët nuk kanë asnjë mundësi ta ndëshkojnë politikën dhe politikanët vemje me votën e tyre, sepse sistemi i mbyllur është maskarallëku më i madh që është bërë që nga prilli i vitit 2008, si pazar mes vetes.
Kjo kërkesë për ta prishur këtë sistem bastard, që prodhon palaço dhe kërmij politikë, është shumë më e rëndësishme se çdo parullë tjetër e hedhur prej një muaji në protestë.
Ky sistem i qelbur mban në këmbë vemje dhe servilë të pështirë, që kur nuk janë më në listat e mbyllura fillojnë e lehin si gorë, sepse vota e qytetarëve nuk i vlerëson më si firma e kryetarëve, por u jep hakun siç e meritojnë.
Ky sistem zgjedhor fundërrinë ka promovuar fundërrina e fëlliqësira të pështira, që nuk kanë asnjë vlerë, përveç lëpirjes dhe servilizmit ndaj kryetarit, dhe mendojnë se, për hir të kësaj “cilësie”, duhet të jenë gjithmonë brenda këtij sistemi qelbanikësh, i bërë nga pazari PD-PS në prill të vitit 2008.
Dhe kur kryetarit i afrohen lëpirës të rinj, me stil, ndoshta edhe më të mirë në lëpirje, ai, nga “kënaqësia” e lëpirjes, zëvendëson lëpirësit e vjetër. Atëherë këta lëpirës flasin dhe shkruajnë si mendër parimorë, por gjatë kohës që vlente lëpirja e tyre ndaj kryetarit nuk kanë folur kurrë për asgjë.
Shkulja e këtij sistemi lëpirës dhe servil është shërbimi më i mirë që mund t’i bëjë kjo protestë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
