Në pikën e vapës, banorët e disa zonave në Tiranë kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe UKT e drejtuar nga Skerdi Drenova nuk tregon se kur mund të zgjidhet defekti.Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit, por raportohet për një hartë më të madhe zonash që po thahen për ujë.
Sipas UKT-së zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit janë Kombinat, Prush, Sharrë. Drenova duket se ka marrë pushimet dhe operatorët që u përgjigjigjen telefonatave të qytetarëve, të cilët kanë mbetur pa ujë prej 1 jave, kanë të ngulitur rimën “do e raportojmë”, ndërkohë që qytetarët nuk kanë ujë për të larë enët në pikun e vapës.
