Vllaznia është në festë dhe kjo për meritë të ekipit të dytë, i cili është shpallur dhe zyrtarisht kampion i Kategorisë së Tretë. Pasi mposhtën në finale Albpetrolin me rezultatin 4-2, falë golave të Papajt, Zekajt, Naza dhe Halili, “të rinjtë” shkodranë nuk e kursyen aspak kundërshtarin e tyre, në takimin që u luajt në “Shtëpinë e Futbollit”.
Vetë klubi i Vllaznisë ka reaguar në rrjetet sociale, ku në postimin e bërë ndan gëzimin me tifozët e saj, teksa shkruan: “Ekipi Vllaznia “B” ka triumfuar në finalen ndaj Albpetrolit me rezultatin 4-2 (me golat e Papajt, Zekajt, Naza dhe Halilit) dhe është shpallur kampion i kategorisë së tretë. Një sukses mëse i merituar i të gjjthë pjestarëve të këtij ekipi, futbollistë dhe staf teknik. Urime të gjithëve!”
Kujtojmë se ekipi i parë është ende në garë për të fituar titullin në Abissnet Superiore. Gjithçka mbetet për t’u përcaktuar në finalet e Final Four, por besimi në kampin shkodran për rikthimin e titullit pas 25 vitesh pritje është ende i lartë.
