Ngjarja e ndodhur tek Regina Group ka bërë xhiron e rrjeteve sociale! Pasi një polic dhunoi një kamarier, pronari i biznesit nuk qëndroi duarkryq – ai reagoi menjëherë duke e vënë në vendin e vet dhunuesin.
Ky veprim burrëror i pronarit ka shpërthyer rrjetin me komente mbështetëse:
“Hallall o pronar, të lumtë dora!”
“Nga sot e tutje klient i përhershëm vetëm tek ky biznes!”
“Respekte pa fund, kështu mbrohet stafi që punon për bukën e gojës!”
Jo vetëm kaq, por shumë ndjekës e quajnë këtë një “super reklamë pa pagesë”, pasi pronari fitoi më shumë respekt dhe klientë me një veprim sesa me qindra fushata marketingu.
Ky gjest ka treguar se ka ende njerëz që dinë të mbrojnë punëtorët dhe të bëjnë drejtësi!
