Aktualitet

Shkoi t’u shembë shtëpitë me fadromë, drejtori i IMT shan banorët e Thethit: Dil o trim. O ju q!fsha ropt

Aksioni i IMT në Theth u shoqërua me tensione të forta, ku është dashur ndërhyrja e forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Banorët e zonës për të ndaluar shembjes kanë tentuar t’i vënë flakën urës prej druri per te penguar fadromat e IMT.
Por policia raporton se e ndaloi përhapjen e zjarrit dhe ka vijuar aksionin.

Nga videot e filmuara vetë nga policia, bie në sy qëndrimi i drejtorit të shembjeve ne IMT, Fatmir Meta, i cili ka sharë banorët e zones me fjalë të rënda.

Ne video shihet Meta i veshur me bluze jeshile dhe kape, teksa u kthehet banorëve: Dil o trim. O ju q.. ropt ! Pas këtyre ofendimeve video e shpërndarë nga policia ndërpritet.

Nga ana tjetër bien në sy kallashnikovët e policëve dhe kur pranë tyre kalojnë disa qytetarë në dukje si turistë.