Sport

Tirana me mungesa të rëndësishme, ja si pritet të rreshtohet përballë Egnatias

Tirana me mungesa të rëndësishme, ja si pritet të rreshtohet përballë Egnatias

Një tjetër lojtar që do të mungojë në sfidën e Tiranës me Egnatian është Abel Abah. Lojtari ka pasur edhe dje dhimbje gjuri dhe zor se mund të jetë gati për sfidën me rrogozhinasit. Futbollisti mund të jetë gati pas rrogozhinasve. Sulmuesi afrikan është një humbje për bardheblutë, pasi në shumicën e rasteve, futbollisti që erdhi nga Serbia është aktivizuar si titullar.

FORMACIONI – Me dy mungesa të deklaruara, Tirana duhet të ridimensionojë të gjithë formacionin që do të luajë në sfidën me Egnatian. Së pari, me shumë mundësi, Magani do të ndërtojë një skemë të re. Një 3-4-3 apo një 3-5-2 kjo është dilema që shtron Magani këto ditë para grupit. Me Selmanin që luan titullar, mbrojtja do të bëhet me tre ku do të luajnë Mici, Kola dhe Dembele. Mesfusha me pesë futbollistë paraqet, Gjumsin djathtas, në qendër Marku, Soler dhe Rafael, ndërsa majtas do të aktivizohet Përgjoni.

Ka edhe një opsion ku kapiteni të luajë stoper e Prenga në krahun e majtë. Dyshja e sulmit do të jetë Ernest dhe Ndreca. Bardheblutë e provuan këtë lëvizje nga pjesa e dytë e në vazhdim në sfidën me Bylisin.

fdggfddfggfdggdfgfddgf

Tirana ka shtatë ndeshje që nuk fiton në kampionat. Kujtojmë që bardheblutë, pas fitores 4-0 ndaj Bylisit ka marrë katër barazime rresht dhe më pas, janë tre humbjet me Dinamon, Laçin dhe Vllazninë. Skuadra në këtë moment që flasim është e nënta në renditje. Bardheblutë janë të nëntët me 18 pikë në 20 javë kampionat.