Sport

Rikuperim intensiv për Musialën, futbollisti i Bajernit dëshiron të luajë kundër Realit në Champions

Jamal Musiala po punon fort për rikuperimin nga dëmtimi me shpresën që të rikthehet për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit.

Ylli i Bajernit nuk do të jetë i disponueshëm kur Gjermania të përballet me Zvicrën dhe Ganën këtë muaj. Mesfushori ofensiv po bën deri në tetë orë punë në ditë për rehabilitimin e tij. 23 vjeçari është i kujdesshëm që të mos nxitoj rikthimin, me planin aktual që të rikthehet në stërvitje me ekipin javën e ardhshme dhe më pas të rikthehet gradualisht në ndeshje.

Me Gnabrin dhe Lenart Karl që ofrojnë alternativa të forta në rolin e mesfushorit ofensiv qendror, 23 vjeçari pritet të mungoj në ndeshjen e Bundesligës kundër Frajburgut më 4 prill. Raportohet se Musiala synon të rikthehet për ndeshjen e parë çerekfinale kundër Realit më 7 prill.