Mungesa e dokumentacionit do te sjelle sekuestrimin e produkteve. Aksioni u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit të së premtes me kryebashkiakët.
Nisma e qeverisë për të larguar nga tregu shitjen e prodhimeve bulmetore pa faturë tatimore, është një ndër elementët e politikave të sigurisë ushqimore, pjesë e kapitullit të 12-të negociues me BE për anëtarësim.
Kapitulli ne vetvete përfshin rregulla të hollësishme në fushën e sigurisë së ushqimit, vendosjen e rregullave për mbrojtjen e konsumatorit, higjenën dhe paraqitjen e produkteve ushqimore, kontrollet dhe mekanizmat për garantimin e sigurisë së ushqimit, kur ato hidhen në treg.
