Shqiptari i diasporës që u sulmua me gjuhë fyese nga deputeti Erion Braçe sot paradite përballë Kuvendit, foli për mediat para nisjes së protestës së 45-të.
Ai deklaroi se punon ndershmërisht në Angli prej 15 vitesh si guzhinier dhe nuk merret me kanabis siç thotë Braçe.
Sakaq, shtoi se u largua nga Shqipëria prej korrupsionit.
Protestuesi: Nuk e di nga më njeh Braçe. Më ka fiksim a nuk e di. Dinte informacione që jam drogaxhi, iu sul Marselit u preka, mbajta distancën. E mbajta veten. Pres laknor, jam guzhinier. Në Angli. Që në 2011. Jam larguar papunësia, padrejtësia. Kam 15 vjet guzhinier. Kjam çdo gjë me foto, video. Isha në Shqipëri kemi bërë një dasëm 300 veta. Unë jam shettësi britanike. Ju ka ardh fundi. Jam kthyer se nuk i shoh më dot këto fytyra në zyrat e shtetit. Të veshur me veshje të shtrenjta dhe në spital nuk ka paracetamol. Këto me makina të shtrenjta.
Taulant Balla e ka bërë Librazhdin Pakistan. Kanë ikur të gjithë nga papunësia. Krimi, droga. Më shumë ka drogë këtu se në Angli. Nuk jam i shitur, nuk jam as me Agronin, as me Adriatikun. Nuk jam i shitur dhe as nuk shitem. Kam lënë punën, guzhiner dhe kam makinën që e mbaj si taksi. Njerëzit me aftësi ndryshe, i marr dhe i çoj në shkollë dhe i kthej në shtëpi. Më thonë je shqiptar çfarë do këtu. Pse nuk ikën. I them ka korrupsion. Dua të kthehem, kam premtuar se do hap dhe një restorant peshku.
