Vajza bie nga dritarja e taksisë në Tiranë, përse shoqja e saj bëri deklarim të rremë për ngjarjen
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar pranë fshatit Mullet të Tiranës, ku një 24-vjeçare dyshohet se ka rënë nga dritarja e pasme e një automjeti taksi, duke përfunduar në spital.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 15 nëntorit 2026, në rrugën e fshatit Mullet.
E reja, e identifikuar me inicialet P. V., 24 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga dritarja e pasme e taksisë që drejtohej nga shtetasi J. S., 47 vjeç.
Si pasojë, 24-vjeçarja ka përfunduar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka ndaluar me iniciativë drejtuesin e taksisë, 47-vjeçarin J. S.
Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe shtetasja L. T., 23 vjeçe, e cila ndodhej si pasagjere tjetër në automjet.
Sipas njoftimit të policisë, 23-vjeçarja dyshohet se ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe ka dhënë deklarim të rremë në lidhje me ngjarjen.
Rrethanat në të cilat 24-vjeçarja ka rënë nga dritarja e taksisë nuk janë sqaruar në informacionin e bërë publik.
