Aktualitet

Veç rastësi? Dëgjon vëllain biologjik të thotë emrin e mbesës, Misheli shtanget!

Detajet e historisë së Erionit janë një dëshmi e thirrjes së gjakut. I birësuar 44 vite më parë, një e vërtetë që ai e mësoi në moshën 18-vjeçare dhe prej atij momenti ka qenë në kërkim të rrënjëve të tij.

Në “Ka Një Mesazh Për Ty” ai po rrëfen jetesën me prindërit birësues, momentin kur e zbuloi e gjithçka, ndërkohë që gjithçka po dëgjohet nga vëllai i tij, biologji, Misheli që ndodhet në anën tjetër të studios së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. As Misheli nuk e ka ditur për ekzistencën e Erionit, për të cilën ka mësuar vetëm pak ditë më parë dhe gjithçka iu konfirmua kur erdhi në program.

Misheli mëson gjithashtu se është xhaxha i tre mbesave dhe me njërën prej tyre e bashkon një rastësi.

Ardit Gjebrea: Ju sa fëmijë keni?

Erion: Unë kam 3 vajza.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin e madhja?

Erion: Irsin.

Ardit Gjebrea: Po e vogla?

Erion: E vogla është Anja.

Ardit Gjebrea: Dhe e mesit është Mishel.

Erioni ka edhe një histori me emrin që i ka vendosur nëna biologjike, Rikbert.

Erion: Shkoj te gjendja civile që marr certifikatën e babit dhe aty shoh nga Rikbert më është bërë Erion.

Ardit Gjebrea: Pra ti emrin e ke patur Rikbert dhe pastaj Erion.

Erion: Po.

Ardit Gjebrea: Të gjithë të thërrasin Erion.

Erion: Po se është ndryshuar shumë përpara.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke menduar për këtë emër? Ka ndonjë kuptim?

Erion: Edhe kërkimet që bëja i bëja nga ky emër se mendoja mos është një bashkim emrash dhe thosha “Rikbert” ose mund të jetë Berta nëna dhe vazhdonim të kërkoja unë këto emra dhe më e forta, unë këta emra i kam bërë tatuazh. Kam inicialet e babit, mamit dhe inicialet e emrit.

Ardit Gjebrea: “R”.

Erion: “R” dhe “B”.

Ardit Gjebrea: Uau! Sepse ti mendon që janë Rikard dhe Berta.

Erion: Mendoja. Edhe mund të jetë, s’e dimë.