Sport

Zëvendësuesi i Jagos te Vllaznia, zbulohen detajet e marrëveshjes për transferimin

Xhezair Avduli u transferua nga Arsimi te Vllaznia, për të zëvendësuar Andrej Jagon. Kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini u përforcuan në krahun e majtë të mbrojtjes.

Arsimi ku Avduli ka ndarë detajet e transferimit. Klubi shqiptar është që luan në Maqedoninë e Veriut ka ruajtur 25% të kartonit në rast se Vllaznia e shet Avdulin.

Njoftimi i Arsimit: “KF Arsimi 1973 njofton se ka arritur marrëveshje me KF Vllaznia për transferimin e lojtarit tonë Xhezair Avduli.

Ky transferim vjen me dëshirën dhe kërkesën e vetë lojtarit për të hedhur një hap të ri në karrierën e tij, ndërsa klubi ynë do të ruajë 25% të të drejtave ekonomike nga transferimi i tij i ardhshëm.

Tre vite më parë, Avduli erdhi te klubi ynë si një futbollist i ri me ambicie dhe ëndrra të mëdha dhe gjatë kësaj periudhe, ai u rrit së bashku me klubin tonë, u zhvillua profesionalisht dhe u shndërrua në një lojtar të rëndësishëm për ekipin.

Jemi krenarë për rrugën që kemi bërë së bashku dhe besojmë se e ardhmja e tij do të sjellë edhe më shumë suksese.

Faleminderit për çdo moment Xhezo, përkushtimi dhe puna yte do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve të bukura në familjen e Arsimit, e suksese në rrugëtimin tënd të ri!”