Sport

ZYRTARE/ Grup “ferri”: FSHF me sytë në Beograd, Shqipëria e Bushit mëson të gjithë kundërshtarët e Europianit U-21 (LISTA)

Shqipëria është vend organizator bashkë me Serbinë për Europianin U-21, që do të mbahet vitin e ardhshëm. Tashmë janë mësuar të gjithë përfaqësueset pjesëmarrese. Kuqezinjtë e Alban Bushit e kishin vendin e sigurt si vend organizator.

Shorti do të mbahet më 26 nëntor në Beograd. Në total janë 16 vende që do të ndahen në katër grupe. Ky edicion zgjat nga data 16 qershor deri më 3 korrik, ndërsa finalja e madhe do të mbahet në stadiumin “Air Albania”.

Do të jetë grup “ferri” për kuqezinjtë, pasi mungon koeficienti dhe emra të mëdhenj në Europë marrin pjesë. Përballja me Serbinë U-21 do të shmanget në grupe. Kujtojmë se të gjitha ndeshjet e grupit për Shqipërinë do të luhen në Tiranë, Shkodër ose Elbasan.

Ekipet pjesëmarrëse në Europianin e 21-vjeçarëve: Shqipëri, Angli, Itali, Kroaci, Francë, Norvegji, Portugali, Spanjë, Gjermani, Belgjikë, Poloni, Greqi, Çeki, Finlandë, Holandë dhe Serbi.