Sport

E trishtë! Ndërron jetë ish-futbollisti para ndeshjes, gjysmëfinalja e “play off” nis me një minutë heshtje

Bepe Savoldi ka ndërruar jetë sot në moshën 79-vjeçare. Federata Italiane e Futbollit kërkoi menjëherë lejen e UEFA-s, kështu para ndeshjes me Irlandën e Veriut do të mbahet një minutë heshtje.

Savoldi ishte një nga sulmuesit me emër në Itali, pikërisht në vitet ’70. “Mister Tëo Billion” ishte nofka e tij, pas transferimit për dy miliardë lireta nga Bolonja te Napoli në vitin 1975. Ky ishte dhe transferimi më i shtrenjtë në histori asokohe.

Ndërkohë që e niste karrierën tek Atalanta, regjistronte paraqitje edhe me Italinë. Në sezonin 1972/73, me 17 golat e tij ishte dhe golashënuesi më i mirë i Seria A.