Sport

Sytë nga Polonia për historinë, sa është shuma që do të përfitojë Kombëtarja në rast se kualifikohet në Botërorin 2026

Shqipëria ndodhet dy hapa larg historisë, me mundësinë për të debutuar në Kupën e Botës 2026.

Kualifikimi do të sjellë jo vetëm emocion dhe famë ndërkombëtare, por edhe përfitime financiare të konsiderueshme.

Sipas rregulloreve të FIFA-s për shpërblimet në Botëror, çdo federatë që arrin të marrë pjesë në fazën e grupeve përfiton 9 milionë dollarë. Kjo shumë është e destinuar për të mbuluar shpenzimet e përgatitjes së ekipit dhe për të investuar në zhvillimin e futbollit në vend.

Përveç këtij bonusi fillestar, shpërblimet rriten në varësi të avancimit në turne: raundi i 1/16-ave përfiton 11-15 milionë dollarë, çerekfinalisti përfiton 19 milionë dollarë.

Vendi ikatërt do të përfitojë 27 milionë dollarë, ndërsa i treti 29 milionë. Vendi i dytë do të fusë në “xhep” plot 33 milionë dollarë, ndërsa kampioni i botës merr 50 milionë dollarë.