Sport

Shqipëria “gjunjëzoi” Finlandën, ja mesazhi i kryeministrit Rama për kuqezinjtë: Nuk rrija dot pa ndërhyrë këtu, s’kam fjalë…

Përmes një reagimi në Facebook, të bërë vetëm pak minuta pas mbarimit të ndeshjes, kryeministri Rama zbuloi se përballjen e ka ndjekur në darkën e Komunitetit Politik Europian, ku ndodhej i ulur në një tavolinë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Finlandës, ndërsa në tavolinën ngjitur kishin presidentin e Francës.

“Nuk rrija dot pa ndërhyrë këtu, por ishim në darkën e Komunitetit Politik Europian, ishim në një tavolinë me Giorgia Melonin dhe kryeministrin e Finlandës, dhe ngjitur ishte presidenti i Francës.

Dhe nuk kam fjalë për t’i përshëndetur dhe falënderuar çunat e kombëtares kuqezi, se na dhanë një fitore fantastike, ndërkohë edhe Italia fitoi me Francën dhe e merrni vetë me mend si shkoi muhabeti.

Ndjesë për errësirën, por sa dola nga darka, edhe ishte super, Shqipëria fitoi, Italia fitoi dhe bashkë me motrën e mbyllëm me fitore”, thotë Rama.