Alfadjo Cise, zbulim i Igli Tares te Milani, është mesfushori me tipare sulmuese që ka spikatur deri tani në Seria A. Klubet e Premier Ligë janë vendosur pas tij.
Te Milani u vendos në dispozicion pas huazimit te Katanzaro. 20 vjeçari i përfaqësueses së Italisë mund të shitet për një shumë të konsiderueshme.
Kontrata deri në vitin 2030 bën që Milani të mos nxitohet. Vlera e tij aktualisht mendohet diku mes 50 dhe 60 milionë euro.
Cise ka luajtur vetëm në Itali. Aty ku Milani shpenzoi 8 milionë euro për t’i blerë kartonin nga Verona.
Ishte një transferim për të cilin insistoi Tare, i cili qëndronte si drejtor sportiv në fillimin e këtij viti. Për këtë u quajt edhe si gjetja e Tares. Megjithatë, për shkak të huazimit te Katanzaro, nuk luajti me Milanin gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar.

