Kronikë

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina e policisë përplaset me furgonin

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kashisht, ku janë përplasur një furgon tip “Mercedes” dhe një automjet policie.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti i policisë dyshohet se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar që të kenë kërkuar transportim drejt spitalit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.