Kronikë

Betonierja bie nga mbikalimi/ Nuk dihet nëse ka viktima apo të lënduar

Një aksident i rëndë është raportuar në afërsi të TEG-ut në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një betoniere dyshohet se ka rënë nga lart në autostradë.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje po mbërrijnë forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, si dhe nuk ka informacion zyrtar nëse ka viktima apo persona të lënduar.

Pritet reagimi i autoriteteve për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.