Kronikë

Detaje të reja për vra’sjen e Selami Hasanit, i dënuar me 25 vite burg, dyshohet se autorët iu futën në banesë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Selami Hasanit, i gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Fier.

Hasani, një person i dënuar me 25 vite burg, dyshohet se është ekzekutuar.

Mendohet se autorët i janë futur në banesë. Po ashtu raportohet se një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë, që është i vëllai i tij.

Hasani njihet si “Sel Çami” ose “Seli i Matit” dhe është autor i vrasjes së Julian Isufajt, nipi i Arben Isufajt. Ky i fundit njihet si “i forti i Fierit”, me pseudonimin “Ben Qimja” dhe të dy ishin në hasmëri.

Selami Hasani, i njohur me nofkat “Sel çami” dhe “Seli i malit” kishte lënë qelinë në vitin 2022 pas 11 vitesh burg për vrasje. Ai, njihej si armiku më i betuar i “Ben Qimes”. Baza e Sel Hasanit ishte në lagjen 1 Maji në Fier.

Në fillim të viteve ’90, Sel Çami ishte ndër kapobandat më të rëndësishëm të Fierit. Arben Isufaj, kishte nisur të bënte shoqëri me të edhe pse “Ben Qimja” aso kohe njihej si djalë që qëndronte larg problemeve. Ai rridhte nga një familje e rregullt. Në fillim të vitit 1994 Ben Qimja konfrontohet me Pirro Koçiun dhe dy kushërinj të tij me mbiemër Yzeiri që njiheshin si djemtë e “Sel Çamit”.

Babai i Arbenit, Enver Isufaj një njeri që gëzonte reputacion në zonë, angazhohet për zgjidhjen e konfliktit. Por, Enver Isufaj do të vritej në një bilardo në afërsi të banesës në zonën e Sheqit. Në vrasje, dyshohet se kishin marrë pjesë Pëllumb Yzeiraj dhe Vladimir Hasani, vëllai i Sel Çamit. Kjo, zbulohet nga dëshmia e Bledar Kastratit disa vite më vonë, kur ai së bashku me kushëririn e Ben Qimes ranë pre e një atentati.