Elbasani është përballur me shumë largime në këtë merkato. Dje ishin vetë verdheblutë që konfirmuan tetë futbollistë, me të cilët mbyllën bashkëpunimin.
I radhës pritet të zyrtarizohet Antonio Delaj. Ky i fundit do të ndante para kohe rrugët me nënkampionët.
Delaj largohej nga Vllaznia për mungesë hapësirash, ndërsa e njëjta gjë ndodh edhe me Elbasanin. Megjithatë, pritet të mbetet në Abissnet Superiore.
Sulmuesi 22-vjeçar ka luajtur edhe me moshat e Kombëtares. Sa i përket Elbasanit largohet me kujtimin e nëntë paraqitjeve.
