Sport

Egnatia pa frena në merkato, transferon ish-lojtarin e Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës

Numan Ajeti është lojtari më i ri i Egnatias. Lajmi është raportuar nga “xmksport” në Maqedoninë e Veriut.

20-vjeçari luan si mbrojtës i majtë dhe sapo e mbylli me Shkëndijën e Tetovës. “Panorama Sport” ndërkohë ka raportuar ekskluzivisht më parë për Edison Ndrecën. Dhe duke kujtuar se në ekip ndodhet po ashtu Andrej Jago me Xheferson, tashmë numri i lojtarëve në krahun e majtë është i lartë.

Ajeti ndërkohë mund të aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes. Bëhet fjalë për një lojtar që bëjnë pjesë tek ekipi U-21 i Maqedonisë së Veriut.

Më parë luante edhe për Shkupin. Për futbollistin shqiptar do të jetë eksperienca e parë jashtë Maqedonisë së Veriut.