Politikë

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS.

Kërkesa është hedhur në votim paraditen e sotme gjatë mbledhjes së grupit. Dy deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar.

Me përjashtimin e Elisa Spiropalit, numri i deputetëve të Partisë Socialiste shkon në 81.

Socialistët fituan 83 vende në zgjedhjet e 11 majit 2025. Por disa muaj më parë deputetja e Malësisë së Madhe, Marjana Koçeku, u largua nga grupi, duke ju bashkuar protestave në shesh.

Në mbledhjen e Asamblesë më 14 nëntor, Spiropali u përjashtua nga të gjitha forumet e PS.