Gazetari Artan Hoxha, duke komentuar lëvizjet e fundit politike të Veliajt si kërkesa për të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, u shpreh në emisionin “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se ai po luan për veten e vet.
Pjesë nga biseda
Hoxha: Veliaj ka luajtur gjithmonë poshtë brezit, nuk është gjë e re. Ajo që po bën në rastin konkret, t’i kërkojmë pse luan në këtë formë kur është në burg, nuk është e paligjshme, po mundohet të krijojë narrativë për pjesën e vet. A do t’i ecë? Do ta shohim. Por që të kthehet Veliaj si shpresë për çarje në PS, nuk e kemi menduar. Me këto gërricje që po i bën… Ne presim që Veliaj të flasë. Te inceneratorët e pamë si u shmang ai dhe Rama. Ne e dimë se nëse ka një lidhje mes Veliaj dhe Ramës është kjo, por Veliaj nuk e bën dot, sepse shkon ministri aty siç vajti në 10 të natës.
Dudushi: Ai do të dalë i pafajshëm jo të implikojë veten dhe dikë tjetër.
Hoxha: Unë po mundohem t’ja çoj në mendje. Nëse Ahmetaj do të ishte në burg si Veliaj nuk do të fliste. Por atje ku është na ka bërë ca shërbime. Ai nuk po flet si Shën Pjetri, por si Tomaso Buscheta.
Dudushi: Për çfarë e ka implikuar veten Ahmetaj? Për asgjë.
Hoxha: Por na ka bërë shërbim sepse denoncimet e tij janë kthyer në çështje penale. Ne na intereson që brenda kësaj strukture, pasi atje nuk ka parti, është parti drejtorësh. Ajo që kërkojmë sot, mbase ia merr perëndia mendjen Veliajt, të flasë aty. Mbase i di pesë gjëra dhe na kthen një të mirë, mes atyre që ka bërë.
Dudushi: Dëshira, presim edhe orën 12 dhe shpresojmë.
Hoxha: Por a e bën dot në burg? Prandaj them se kur shkon në burg, negocion vetëm pjatën e supës. Ke parë si fiton qeveria në burg votat? Kur ke super pushtet, jam i prirur se çdo zë që del atje brenda është i mirëpritur, kushdo qoftë ai. E di që Veliaj e ka ngritur narrativën me një qëllim të qartë. Kërkon të ketë shans në Strasburg. Por kemi edhe një mundësi, kemi brenda asaj partie, mbase flet, që ajo ngrehinë të shkërmoqet, pasi është një bunker dhe ne grijmë sallatë, bunkeri nuk lëviz.

