Motra e mikut të Erion Veliajt menaxhon bizneset e “deputetit” italian në Tiranë
Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi, dy nga senatorët e grupimit Forza Italia, një ditë më parë nuk janë lejuar që të vizitojnë kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Jemi në Durrës, së bashku me deputetin Berardi, për t’iu gjendur pranë kryebashkiakut të Tiranës, për të parë kushtet e tij në burg. Në këtë moment ai gjendet i izoluar brenda kësaj ndërtese.
Fatkeqësisht nuk na u lejua hyrja. Na rezervuan një pritje shumë të sjellshme, por urdhri është për të mos lejuar të hyjë asnjë tjetër, përveç familjarëve. Fatkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe te ne, në Itali, paraburgimi është kthyer në një problem, sepse shumë njerëz të politikës burgosen në mënyrë paraprake, për të arritur në disa zgjidhje që sot për sot, nuk na rezultojnë. “Forza Italia” është gjithmonë në favor të garancisë.
Pra, në favor të kujtdo që do të duhet të provojë, deri në gjykimin e madh final, pafajësinë e tij. Do të shohim si do të shkojë. Sigurisht, kjo rrjedhë që po merr sot është shumë e ngjashme me atë tonën, në periudhën e Tangentopoli. Shpresojmë që Shqipëria të mos kalojë një situatë të tillë të errët”, tha Lorenzo Grassini.
Sipas një denoncimi të ardhur pranë redaksisë së CNA-së, motra e mikut të kryebashkiakut Erion Veliaj, Marsela Bushi, menaxhon bizneset e deputetit italian, Lorenzo Grassini në Tiranë.


Ky dokument tregon se Grassini i ka dhënë Marsela Bushit, motrës së Ermal Bushit, mikut të Veliajt autorizimin për veprimet e nevojshme për dorëzimin e pasqyrave financiare të vitit 2022.
Po ashtu sipas një denoncimi të deputetes Ina Zhupa rezulton se Veliaj me negocim pa shpallje i ka dhënë Ermal Bushit 120 mijë euro për materiale mjekësore për t’u mbrojtur nga Covid 19 duke shkelur kriteret teknike që të kishte 3 vjet eksperiencë.

Zhupa në atë kohë theksonte se, miqësia e Bushit me drejtorët e Veliajt kishte bërë që ta kishte më të lehtë për të përfituar para publike. Këto lidhje tregojnë qartë dhe lidhjet e deputetit italian me kryebashkiakun Erion Veliaj, për sa kohë ka punësuar miq pranë kryebashkiakut Erion Veliaj./ Burimi: CNA.al
