Reperi Cllevio ka bërë një renditje të personazheve VIP shqiptarë. Në emisionin “Kampionët e Botës”, Më të mbivlerësuarin cilësoi Noizy-n, por një karton të kuq i dha këngëtares Xhensila Myrtezaj. Topin e Artë për reperin e meriton Getoari.
Vjollca: Cili është lojtari më i mbivlerësuar?
Cllevio: Noizy.
Vjollca: Kush është lojtari që bën më shumë zhurmë se sa futboll?
Cllevio: Më shumë zhurmë sesa futboll? Nuk është se ndonjë bën ndonjë zhurmë, por po ia lëmë Stresit.
Vjollca: Cila këngëtare e vendos ndeshjen në skenë sot për sot?
Cllevio: Diva, Dafina.
Vjollca: Kush e meriton kartonin e kuq?
Cllevio: Xhensila Myrtezaj.
Vjollca: Cili është lojtari që ka merkaton më të madhe?
Cllevio: Gango.
Vjollca: Topi i Artë shkon për?
Cllevio: Getoarin.
