Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 30 ditë të tjera Agron Shehajn nga punimet e parlamentit, vendim që pason lënien në fuqi të 30 ditëve përjashtim për fyerjen e ministrit Malaj.
Pas ankimimit, Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi përjashtimin me 30 ditë të Agron Shehajt nga punimet e Parlamentit.
Ky vendim vjen pas përplasjes me tone të ashpra dhe fjalor të papërshtatshëm mes Shehajt dhe Ministrin e Financave në seancën e 11 qershorit ku Shehaj pretendoi se po kërcënohej nga ministri i cili i publikoi një listë me kompanitë e tij private.
Ende pa hyrë në fuqi vendimi i parë, Shehaj po përballet sërish me një tjetër masë përjashtimore prej 30 ditësh, duke e çuar në total 2 muaj përjashtimin e tij nga punimet e kuvendit.
Masa e dytë disiplinore vjen pas seancës së 18 qershorit për shkak të bllokimit të punimeve dhe moslejimin e votimit.
Sekretariati i Etikës vendosi gjithashtu përjashtimin me 20 ditë për deputetin tjetër të Partisë “Mundësia”, Erald Kapri.
