Pas protestave të muajve të fundit dhe reflektimeve për mandatin e katërt, Edi Rama duket se ka gjetur edhe një nga fajtorët për pakënaqësinë e qytetarëve: njerëzit e administratës dhe të Partisë Socialiste.
Me këtë deklaratë, kreu i qeverisë pranoi se një pjesë e administratës po sillet me arrogancë ndaj qytetarëve, duke e lidhur këtë me rënien e besimit ndaj institucioneve. Rama përdori një gjuhë kaq të ashpër ndaj vartësve të tij, duke thënë se zyrtarët u drejtohen qytetarëve “me karrigen në vend të fytyrës” dhe me “fytyrën e parkuar te mes pritshmërive të qytetarëve dhe mënyrës se si sillet administrata është bërë gjithnjë e më e dukshme.
“Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, e kam thënë në disa takime të brendshme me ju, ajo fitore është mallkim aq sa bekim. Bekim sepse na dha forcën të vijojmë transformimin me mbështetjen e popullit, por mallkim spes efitoret e mëdha e kthejnë në mbipeshë të përjetuar keq çdo përplasje mes realitetit dhe pritshmërisë së qytetarëve.
U kemi të drejtë të ankohemi pse gjykohemi, por duhet të pranojmë atë që dhemb më shumë, faktet tona shpesh nuk dëgjohen sepse përjetohen si arrogancë, jo se janë të rreme, por sepse edhe kur jepen jepen pa empati.
Një e vërtetë e thënë me arrogancë, mund të humbasë përballë një gënjeshtre të thënë me empati. Mungesa e empatisë së njerëzve të shtetit është bërë e padurueshme, arroganca e njerëzve pa gjak që u flasin si të kenë karrige në vend të fytyrës dhe fytyrën e kanë të parkuar në vend të prapanicës, dhe këtu nuk po flas për ata që kërkojnë para”, tha ai.
Shprehja për “karriget në vend të fytyrës” ishte mesazhi më i drejtpërdrejtë i Ramës ndaj vartësve të tij, të cilëve u kërkoi të ndryshojnë mënyrën e komunikimit me publikun.

