Armando Broja është rikthyer në fushën e lojës dhe në rrjetet sociale. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka publikuar një kolazh fotosh nga stërvitja me ekipin e Burnley, ku shkruan: “I rikthehemi punës”.
Ekipi anglez që ra nga Premier League, po përgatitet për miqësoren e radhës, atë përballë Ajax Amsterdam më 26 korrik. Ndërsa më 16 korrik humbi miqësoren ndaj Real Salt Lake me shifrat 4-1, ku Broja shpërdori një penallti.
Përsa i përket të ardhmes së 25-vjeçarit shqiptar, ende nuk dihet asgjë. Disa zëra thonë që ka interes nga Gjermania dhe Italia, por deri më tani asnjë ofertë konkrete nga asnjëra palë.
