Politikë

Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve janë kundër kësaj qeverie

Teksa protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 52-të dhe kryeministri Edi Rama, së bashku me eksponentë të Partisë Socialiste, kanë minimizuar pjesëmarrjen duke i cilësuar protestuesit si një pakicë, studimi më i fundit kombëtar i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon një rritje të ndjeshme të pakënaqësisë ndaj mënyrës së qeverisjes në Shqipëri.

Sipas sondazhit, 51% e shqiptarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, një rritje me 7 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2024, kur kjo shifër ishte 44%. Vetëm 48% besojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur.

Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve janë

Rezultatet nuk matin mbështetjen për protestat, por tregojnë se pakënaqësia ndaj qeverisjes është bërë perceptimi dominues në opinionin publik.

Një tjetër tregues që rëndon bilancin e qeverisë është perceptimi se pushteti nuk qeveris në interes të qytetarëve. 66% e të anketuarve besojnë se Shqipëria qeveriset në interes të disa grupeve, ndërsa vetëm 31% mendojnë se qeverisja është në shërbim të shumicës së njerëzve. Krahasuar me vitin 2024, edhe ky perceptim është përkeqësuar, pasi atëherë kjo shifër ishte 62%.

Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve janë

Kur pyeten për dobësitë kryesore të qeverisë, shqiptarët rendisin në vend të parë emigrimin, më pas korrupsionin dhe rritjen e kostos së jetesës. Në të njëjtën linjë, çmimet e larta, sidomos të ushqimeve, papunësia, pensionet dhe vështirësia për të siguruar një banesë mbeten ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve.

Edhe treguesit për të ardhmen japin një tablo pesimiste. 69% e shqiptarëve nuk besojnë se brezi i ri do të ketë një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ndërsa vetëm 29% shprehen optimistë.

Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve janë

Po aq domethënëse janë edhe të dhënat për emigracionin. Nëse do ta kishin mundësinë, 56% e shqiptarëve deklarojnë se do të largoheshin nga Shqipëria për të jetuar ose punuar jashtë vendit. Prirja është edhe më e fortë te të rinjtë 18-35 vjeç, ku 85% shprehen se do të emigronin nëse do t’u jepej mundësia.

Sa i takon ekonomisë familjare, vetëm 25% e të anketuarve thonë se gjendja e tyre është përmirësuar gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa 31% deklarojnë se është përkeqësuar dhe 44% nuk shohin asnjë ndryshim.

Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve janë

Sondazhi evidenton gjithashtu se korrupsioni mbetet një nga problemet më serioze të vendit. Shqiptarët identifikojnë si sektorët më të korruptuar kujdesin shëndetësor, gjyqësorin, administratën publike dhe qeverinë qendrore.

Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve janë

Megjithatë, mes pak institucioneve që vazhdojnë të gëzojnë besim të lartë publik renditet SPAK-u. Sipas studimit, krijimi i Prokurorisë së Posaçme konsiderohet arritja më e rëndësishme e reformës në drejtësi, ndërsa shumica e qytetarëve deklarojnë se nuk do të mbështesnin një forcë politike që do të synonte kufizimin e kompetencave të saj.

Në tërësi, studimi i IRI përshkruan një klimë të rritjes së pakënaqësisë ndaj qeverisjes. Në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë prej javësh, sondazhi tregon se shumica e shqiptarëve besojnë se vendi po ecën në drejtimin e gabuar, se qeverisja favorizon interesa të ngushta dhe se emigrimi, korrupsioni dhe kostoja e jetesës mbeten problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi. /Pamfleti