Skrapari nderon me titullin “QYTETAR NDERI” një njeri që me përkushtimin dhe dashurinë për vendlindjen ka fituar respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve, zotin Hajri Nuhu
Skrapari nderoi me titullin “QYTETAR NDERI” një njeri që me përkushtimin dhe dashurinë për vendlindjen ka fituar respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve, zotin Hajri Nuhu.
Hajriu është një nga ata njerëz që Skraparin nuk e kanë pasur vetëm vendlindje, por e kanë mbajtur gjithmonë në zemër.
Me penën e tij si publicist, me angazhimin në Shoqatën Atdhetare-Kulturore “Tomorri” dhe me dashurinë për historinë e traditat tona, ai ka dhënë një kontribut të vyer për ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave të Skraparit ndër breza.
Pasuria më e madhe e Skraparit janë njerëzit e tij, ata që me punën dhe veprat e tyre i japin emër e dinjitet vendlindjes.


